Lajme
Zvicër: Ekipet e shpëtimit vërejnë më shumë bllokime në turnetë e skive
Shpëtimet emergjente për alpinistët e humbur në malet zvicerane janë shtuar vitet e fundit.
Në turnetë e skive në veçanti, të ashtuquajturat bllokime janë më shumë se dyfish në numër, në krahasim me vitet e mëparshme, sipas disa statistikave të emergjencës malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) nga viti 2022, transmeton albinfo.ch.
Personat e bllokuar ndodheshin në një situatë ku nuk mund të vazhdonin turneun, por as të ktheheshin pas. Në vitin 2022, SAC regjistroi gjithsej 1008 emergjenca. Mesatarja dhjetëvjeçare ishte 607 misione. Në një anketë të kryer nga Shoqata Zvicerane e Shpëtimit Alpine (SAS), 70% e punëtorëve të shpëtimit malor deklaruan gjithashtu se kishin pasur të paktën një mision traumatik, raporton SonntagsZeitung.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












