Kosova
Kosovë: Rritet numri i turistëve, dominojnë ata nga Shqipëria, Zvicra e Gjermania
Numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj që qarkulluan nëpër Kosovë në janar të këtij viti ishte 77 mijë e 295, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania e Turqia.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të këtij viti kishte më shumë vizitorë në hotele se sa një vit më parë.
“Në janar 2024 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 295, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 (sa ishin 51 mijë e 253 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8%”.
Numri i netqëndrimeve ishte 152 mijë e 51, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës, me 19 mijë e 472 vizitorë dhe më 33 mijë e 80 netqëndrime.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (janar 2023) ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77 mijë e 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”.
Sipas Unionit të Turizmit, rol të madh në promovimin e Kosovës luajnë institucionet për shkak se duhet të ndajnë buxhet më shumë dhe të kenë prioritet turizmin. Për këtë arsye Unioni u bën apel institucioneve që të rrisin fondin për turizmin, për shkak që është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë dhe punësimit të këtij vendi.
Sipas Unionit, sa më shumë që të ketë vizitorë, aq më shumë dhe pozitive do të ketë të hyra në biznese dhe në shtet.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













