Shkurt.ch
35% e zviceranëve me prejardhje të huaj
Me prejardhje të huaj janë personat, të dy prindërit e të cilëve janë të lindur jashtë vendit, ashtu si dhe të huajt dhe të natyralizuarit me së paku njërin prind të lindur jashtë vendit
Rreth 35 për qind e zviceranëve të moshës mbi 15 vjeçare kanë prejardhje të huaj. Ndërsa janë dy kantone ku të huajt e këaj Kategorie përbëjnë madje shumicën: në Gjenevë 61 për qind dhe në Basel-Stadt 51 për qind. Nga ana tjetër, në kantonet e vogla malore si Uri, Appenzell-Innerhoden dhe Nidwalden, siç bën të ditur një komunikatë e Zyrës Federale të Statistikës, shkalla e të huajve është në mes 14 dhe 20 për qind.
Në kategorinë e popullatës me prejardhje të huaj hyjnë personat, të dy prindërit e të cilëve janë të lindur jashtë vendit, ashtu si dhe të huajt dhe të natyralizuarit të cilët e kanë së paku njërin prind të lindur jashtë vendit. 28 për qind e të huajve të lindur jashtë venditi takojnë gjeneratës së parë të të huajve e 7 për qind të gjeneratës së dytë.
Në periudhën në mes të vitit 2003 dhe 2013 popullata me prejardhje të huaj është shtuar për 37 për qind duke arritur në numrin 2.37 milionë. Dy të tretat e këtij shtimi vijnë nga migracioni që ka ndodhur ndërkohë. Nga ana tjetër popullata vendëse (pa sfond të huaj) gjatë kësaj kohe është rritur vetëm për 2.5 për qind, duke u ndalur në numrin 4.4 milionë.
Dhjetë vite më parë personat me prejardhje të huaj përbënin 28% ndërsa tash 35%.
Në gjeneratën e parë bëhet fjalë për 71 për qind shtetas të huaj dhe 29% shtetas zviceranë. Në gjeneraten e dytë zviceranët përbëjnë 61%.
Grupimet më të mëdha të të huajve janë shtetasit e Italisë dhe ata të Gjermanisë, me nga 11 për qind të gjithë popullatës me prejardhje të huaj. Në vendin e tretë vijnë shtetasit portugezë (8%) dhe ata francezë (4%)
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













