Kosova
Maqedonci për hapjen e bazës në Kuçovë: Është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor
Në Kuçovë sot është bërë përurimi i bazës ushtarake të NATO-s, ceremoni në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Sipas tij, përurimi i kësaj baze është mesazh i NATO-s për Ballkanin Perëndimor, transmeton albinfo.ch.
“Vlerësoj që për Shqipërinë në veçanti, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të madhe strategjike prezenca e një baze të tillë taktike ajrore në Shqipëri. Veçanërisht për të krijuar një ambient të sigurt në Ballkanin Perëndimor, por në të njëjtën kohë për të frenuar rrezikun që mund të vijë nga kundërshtarët e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai për Ora News.
Ndër të tjera, ai gjithashtu ka folur edhe për dronët Bayraktarë, për të cilët ka thënë se tashmë janë të domosdoshëm për ushtritë moderne.
“Droni Bayraktar është sistem modern, tërësisht detyra e tij është vëzhgimi, por kryen edhe operacione sulmuese. Është një mjet, i cili është parë që është i suksesshëm. Është i domosdoshëm për ushtritë modern”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













