Kosova
Zelensky flet për Samitin në Shqipëri
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, mbërriti në Shqipëri rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, përmes aeroportit të Rinasit, nën masa të rrepta sigurie, përcjell albinfo.ch.
Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, nga ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Shkurov.
Përmes një postimi sot në platformën X presidenti i Ukrainës shprehet se në Tiranë, ku do të zhvillohet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, do të diskutojë me Ramën për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë.
“Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë. Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, tha Zelensky.
Kjo është vizita e parë e presidentit të Ukrainës në vendin tonë, dhe një nga të paktat vizita që Zelensky ka zhvilluar jashtë vendit që nga nisja e luftës me Rusinë dy vjet më parë.
Today I am working in Tirana. I will meet Ukraine's unwavering friend, Albanian Prime Minister Edi Rama, and attend the Ukraine-South-East Europe summit.
In our bilateral talks with the Prime Minister and his team, we will discuss defense and political cooperation, support for…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











