Lajme
Kjo kompani po i paguan punëtorët e saj 70,000 €, për t’i inkurajuar që të kenë fëmijë
Nxitja për t’u dhënë 70,000 € punonjësve të një kompanie koreano-jugore që kanë një fëmijë, ishte projektuar për të rritur shkallën e lindjeve në rënie.
Një kompani koreane ndërtimi po i paguan punëtorët e saj pothuajse 70,000 euro sa herë që lindin një fëmijë, me shpresën se kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të nivelit të ulët të lindjeve në vend. Kompania tashmë ka paguar një shumë totale prej 4.8 milionë eurosh për punonjësit që kanë lindur fëmijë që nga viti 2021, duke përfshirë dy familje me dy fëmijë që morën 138,000 euro secila, në një takim të stafit të Vitit të Ri në fillim të këtij muaji, përcjell albinfo.ch.
“Nëse gjendja aktuale e niveleve të ulëta të lindjeve vazhdon, ne do të përballemi me një krizë ekzistenciale kombëtare, siç është rënia e fuqisë punëtore dhe mungesa e fuqisë punëtore mbrojtëse të nevojshme për sigurinë kombëtare”, tha Joong-keun Lee, themeluesi i Booyoung Group, në një takim të stafit në një deklaratë për shtyp.
Koreja e Jugut ka shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë me rreth 0.7 lindje për grua pjellore, sipas Institutit të Popullsisë së Gadishullit Korean për të ardhmen.
Ekspertët thonë se arsyet përfshijnë ndryshimin e pikëpamjeve për familjen, një shoqëri shumë konkurruese, koston e lartë të rritjes së fëmijëve dhe përfshirjen e ulët të burrave në kujdesin ndaj fëmijëve.
“Njerëzit kanë dy instinkte të ndryshme – njëra është të ruajnë speciet e tyre dhe tjetra është të mbijetojnë. Për momentin, mbijetesa është shumë sfiduese sa nuk mund të përballojmë të kujdesemi për ruajtjen”, tha Insill Yi, Presidente e Institutit të Popullsisë së Gadishullit Korean për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













