Kosova
Ambasada e Kosovës në Londër organizon pritje zyrtare për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër, ka organizuar pritje zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit nga ambasada, në një ceremoni solemne dhe me pjesëmarrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë që jetojnë atje, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje të shkëlqyer në ambientet e “The Royal Horseguards”.
“Në fjalimin e mirëseardhjes në këtë ceremoni, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Ilir Kapiti foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtuan Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti ku po qëndron në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar si dhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves”, thuhet në njoftim.
Më shumë pamje nga organizimi: https://www.facebook.com/kosovoembassylondon
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











