Maqedonia
AZGj, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Në studimet e tyre profesorët e Gjuhës analizuan dhe ngritën problematikat që ndesh gjuha shqipe në RMV, Kosovë dhe Shqipëri etj., për ruajtjen e standardit
21 Shkurti, i shpallur nga Unesko si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amëtare, u shënua nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës me një konferencë shkencore me temë, “Gjuha shqipe- perspektivat dhe rreziqet”.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i cili vuri theksin në kultivimin praktik të gjuhës shqipe si baza e identitetit tonë.
Me fjalë rasti përshëndetën konferencën e organizuar nga AZGj Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit, Sabri Laçi, dekan në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa nga Universitet i Tetovës përshëndetën rektori Jusuf Zejneli dhe Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik.
Pjesa e dytë e koferencës vazhdoi me ligjëratat e gjuhëtarëve titullarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ahmet Selmani, këshilltar shtetëror në AZGj, paraqiti para auditorit punimin shkencor me tiull, “Gjuha si fenomen brenda kohës dhe hapësirës”, ndërsa Ajten Ajdari Qamili nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, mbajti ligjëratën me titull “Përballja e Gjuhës shqipe me gjuhët e tjera ndër shekuj”.
Shezai Rrokaj, drejtues i Departamentit të Gjuhësisë në Universitetin e Tiranës, shtjelloi temën me titull “Gjuha shqipe, mishi dhe ashti i kombit tonë”. Anyla Saraçi, drejtuese e Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Korçës, mbajti ligjëratën me temën “Zhargoni përmes muzikës-“trend” i çoroditjes gjuhësore”. Izer Maksuti nga Universiteti i Prizrenit foli rreth temës “Ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë”. Qëndrim Morina nga gjimnazi, “Hasan Nahi” në Prishtinë trajtoi “Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj”.
Në studimet e tyre profesorët e Gjuhës analizuan dhe ngritën problematikat që ndesh gjuha shqipe në RMV, Kosovë dhe Shqipëri etj., për ruajtjen e standardit në një rajon të karakterizuar nga diversiteti etnik dhe gjuhësor, si edhe përpjekjet e mbi një milion shqiptarëve në diasporën më të vonshme për të ruajtur gjuhën shqipe nga asimilimi, si e drejtë natyrore e çdo populli.
AZGj e ka bërë traditë festimin e përvitshëm të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare jo vetëm nëpërmjet takimesh profesionale me gjuhëtarë nga trevat shqiptare e diaspora, por dhe kontributin që jep për mbrojtjen dhe avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Një kuriozitet. Në botë fliten mbi 6 mijë gjuhë të ndryshme, 3 mijë prej tyre janë të destinuara të zhduken. Gjuha shqipe nga gjuhët më të vjetra, me gjithë pushtimet dhe ndikimet e ndryshme, u ka qëndruar mijëvjeçarëve duke e ruajtur identitetin dhe karakterin e saj unik.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?