Lajme
Mbresa të ngrohta letrare nga Vjena me rastin e 17 Shkurtit
Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Vjenë, të premten e 16 shkurtit 2024, në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh u mbajt një orë letrare dhe përurim librash.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri „Aleksandër Moisiu“, Vjenë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuan një pasdite letrare-kulturore, ku artdashësve dhe dashamirëve të librit iu ofrua një program i pasur dhe i larmishëm kulturor.
Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Vjenë, të premten e 16 shkurtit 2024, në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh u mbajt një orë letrare dhe përurim librash. Ky program i ndarë në tri pika, ku në pjesën e parë u bë përurimi i veprave të disa autorëve, në pjesën e dytë disa autorë të pranishëm lexuan poezi të ndryshme nga opusi i tyre krijues dhe në pjesën e tretë, e ftuara e nderit, znj. Alketa Gashi-Fazliu, shkrimtare dhe gazetare në RTK (Radiotelevizionin e Kosovës), prezantoi trilogjinë e saj “Ato gdhendin dhimbjen”, një libër në të cilin përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë, mbushi pritshmërinë e të ftuarve, të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre me mbresa të ngrohta dhe fytyra të buzëqeshura. Me praninë e saj e pasuroi këtë aktivitet Dr. Manjolla Zaçellari nga Universiteti i Durrësit, e cila prezantoi kumtesën e saj “Kadareja dhe proza e tij”, me theks të veçantë mbi vizionin dhe angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës.
Në emër të LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” të pranishmit i përshëndeti shkrimtari Anton Marku, i cili në fjalën e tij e falënderoi Ambasadën e Kosovës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme karshi krijuesve shqiptarë në Austri dhe të pranishmëve ua uroi 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kaltrina Ademi-Oruqi, këshilltare e ambasadës, i falënderoi të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje dhe gjitha të mirat për festën. Ajo tha se gjithnjë është një kënaqësi bashkëpunimi me krijuesit. Nga Ambasada e Shqipërisë në Austri përshëndeti Artan Canaj, zv. ambasador. Ai tha se ndjehet tepër i gëzuar që një ëndërr siç ishte Kosova e lirë u bë realitet.
Pas përshëndetjeve u bë përurimi i vëllimit poetik “Pranverë e thyer”, i autores Kimete Krasniqi Prebreza dhe autori Gjergj Jozef Kola paraqiti një shkëputje nga romani i tij “Diaspora e shqipeve”. Më pas me poezitë e tyre u paraqitën autorët Gabriela Mujaj, Violeta Allmuça, Angjelina Marku dhe Zaim Toska. Me tinguj të bukur në violonçel e shoqëroi këtë aktivitet znj. Marigona Komani. Për mbarëvajtjen dhe udhëheqjen e këtij organizimi kulturor u kujdes si gjithmonë me shumë shije drejtuesja znj. Kaltrina Durmishi.
Autor: BESIM XHELILI
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











