Jeta në Zvicër
Cyrih: Njerëzit me ndihma sociale mund të posedojnë veturë
Me një epërsi minimale votash (85 kundrejt 81) kanë fituar kundërshtarët e këtij ndryshimi të kërkuar nga SVP dhe FDP
Në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut ka dështuar ndryshimi i kërkuar i ligjit mbi ndihmat sociale me të cilin kërkohej që personat me ndihmë sociale të mos kenë të drejtë të mbajnë veturë. Me një epërsi minimale votash (85 kundrejt 81) kanë fituar kundërshtarët e këtij ndryshimi të kërkuar nga SVP dhe FDP. Në leximin e parë të projektligjit, raporti kishte qenë 87 me 84 në favor të propozuesve për ndryshimin e ligjit ë fjalë.
Ndryshimi i ligjit kërkonte, veç tjerash që shpenzimet për mbajtjen e një automobili, të mos mbulohen nga ndihma sociale. E njëjta gjë do të vlente edhe në rastet kur vetura do t`i jepej në shfrytëzim nga personi i tretë personit me ndihmë sociale. Përjashtimet do të ishin të mundshme në rastet kur personi që merr ndihma sociale është i detyruar të ketë makinë për shkak të sëmundjes, nevojave të veçanta dhe shkaqe profesionale.
Komisioni përgatitor për siguri sociale dhe shëndetësi ashtu sikurse edhe Qeveria e Kantonit kishin kundërshtuar ndryshimin e ligjit në këtë pikë. Sipas tyre, pronësia dhe përdorimi i mjeteve motorike ishin mjaft të kufizuara edhe pa këtë ndryshim, shkruan srf.ch.
Drejtori për Siguri në Kantonin e Cyrihut, Mario Fehr (SP) ka thënë me këtë rast se një rregullim i tillë, i ri, i ligjit nuk do të kishte shanse të mbrohej në gjykata, pasi që at do t`u jepnin të drejtë personave me ndihma sociale për të poseduar veturë. Si shembuj ai ka prezantuar rastet në kantonet si Basel-Stadt, Solothurn, Graubünden dhe Bernë. Për shkak të vendimeve refuzuese gjyqësore kantonet në fjalë janë detyruar të tërhiqeshin nga vendimi i tyre për ndalim.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












