Lajme
Shiste veturat luksoze që nuk i takonin: 33 muaj burg për kosovarin
Problemi në këto shitblerje qëndron në faktin se makinat nuk i përkisnin atij dhe për këtë parashihet dënim me burg
Një person 33-vjeçar me shtetësi kosovare, me banim në Dietikon (Kantoni i Cyrihut), ka shitur makina luksoze, duke bërë kështu një fitim gjashtëshifror, gjegjësisht rreth 193.000 franga, transmeton albinfo.ch. Problemi në këto shitblerje qëndron në faktin se makinat nuk i përkisnin atij.
Automjetet ishin modele të cilësisë së lartë, si Chevrolet Corvette, BMW X5 dhe Porsche 911. Ai i merrte ato përmes veprimtarive kriminale dhe i shiste brenda pak muajsh.
Kosovari jetonte në Zvicër që nga mosha gjashtë muajshe dhe kishte ndjekur shkollimin në Dietikon.
Ai ka punuar si mekanik makinash në garazhe të ndryshme, ndërsa ka hapur garazhin e tij me një koleg midis viteve 2020 dhe 2021, shkruan gazeta “Limmattaler Zeitung”. Gjatë kësaj kohe ai zhvillonte aktivitetet e tij kriminale.
Me letërnjoftime false të automjetit, ai ka mundur të disponojë lirisht automjetet. Një shqiptar nga Italia e ka ndihmuar duke e pajisur me karta përkatëse identiteti (të makinave) pa të ashtuquajturin Kodi 178: kod që tregon se ndërrimi i pronarëve është i ndaluar.
Me ndihmën e këtyre dokumenteve të falsifikuara, i akuzuari ka mundur të marrë me leasing një BMW X5 në emër të tij. Më pas ai ia ka shitur atë një blerësi në Urdorf për 77,000 franga. Dhe kjo, pa dijeninë e qiradhënësit (dhënësit me leasing).
Ai bëri një gjë të ngjashme me një Porsche 911 që kishte marrë për riparim dhe rishitje të mundshme.
Në një rast tjetër, një person i prekur ia kishte dorëzuar atij një Chevrolet Corvette për rishitje. Në vend të shitjes së veturës, i akuzuari e kishte të regjistruar veturën në emër të tij. Më në fund ia shiti atë një shitësi makinash në kantonin Solothurn për 55,000 franga.
Pavarësisht futjes në borxhe, ai ka kryer krime të mëtejshme: bënte ture për qejfin e tij me makina që nuk i përkisnin dhe bënte kundërvajtje në trafik, përcjell albinfo.ch. Një herë ai kishte vozitur edhe për në Kosovë – edhe pse zyra e trafikut rrugor ia kishte hequr patentën e shoferit në vitin 2013.
Gjykata e Qarkut të Cyrihut e ka dënuar atë me 33 muaj burgim. I pandehuri është shfaqur i penduar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














