Jeta në Zvicër
Arrestohet pas 4 vitesh shqiptari, “sulmues i dhomës së gjumit”
Policia, falë testit të ADN-së ka kapur një shqiptar 39 vjeç të dyshuar për pjesëmarrje në sulm. Ai mund të dënohet deri me 12 vjet burg
Në tetor të vitit 2010, në orën 3 pas mesnatës, dy persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e një çifti të pasur, shitës verërash, duke i befasuar në gjumë. E frikësuar nga sulmuesit me revole, gruaja e hap trezorin, ashtu siç kërkojnë ata, ndërsa bashkëshortin e lidhin.
Me stolitë dhe paratë në vlerë prej disa dhjetëra mijë frangash ata ikin nga vendi i plaçkitjes.
Fëmija atëbotë 4 vjeç,i cili po ashtu ndodhej në shtëpi, për fat, nuk ishte prekur.
Pas ikjes së grabitësve, i zoti i shtëpisë që ishte lidhur ia del të çlirohet vetë dhe e alarmon policinë.
Më shumë se katër vite më vonë, akti brutal që ka ndodhur në Oeschgen të kantonit të Aargaut, është ndriçuar. Siç bën të ditur televizioni Tele M1, policia, falë testit të ADN-së ka kapur një shqiptar 39 vjeç të dyshuar për pjesëmarrje në sulm.
Personi në fjalë, sipas aktakuzës mund të marrë një dënim deri në 12 vjet heqje lirie. Siç ka dëshmuar edhe vetë sulmuesi i kapur, personi tjetër pjesëmarrës, është vrarë në Itali, vetëm gjashtë muaj pas rastit të grabitjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














