Lajme
Elon Musk: Njeriu i parë që ka vendosur një çip në tru, në gjendje të mirë shëndetësore
Sot, Elon Musk ka deklaruar se njeriu i parë që ka vendosur një çip në tru është në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se rezultatet fillestare tregojnë “zbulim premtues të çipave të neuroneve”, shkroi TheGuardian të martën.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e kishte lejuar kompaninë e Musk vitin e kaluar që të kryejë provën e parë të vendosjes së çipit kompjuterik te njeriu. Testimi i çipit ishte kryer në shtatorin e 2023-s, e nëpërmjet kësaj, Neuralink po mundohet që njeriut t’i dërgojë më tepër neurone në tru, që ato të përçojnë sinjale shtesë.
Çipat e tillë konsiderohen qeliza që përdorin sinjale elektrike dhe kimike për të dërguar informacion rreth trurit dhe trupit.
Nëpërmjet kësaj, kompania e Musk po synon që të mundësojë kontrollimin e mendimeve te njeriut, “shtimin” e mendimeve dhe trajtimin e personave me disa probleme specifike mendore.
Kohë më parë, Neuralink ishte gjobitur për shkelje të rregullave të Departamentit Amerikan të Transportit në lidhje me lëvizjen e materialeve të rrezikshme.
Gjatë inspektimit të objekteve në kompaninë e Muskut në Teksas dhe Kaliforni, hetuesit kishin gjetur se Neuralink pati dështuar të regjistrohej si transportuese e materieve të rrezikshme. Aty ishin gjetur pako me përmbajtje të rrezikshme kimike si dhe lëngje të ndezshme.
Çka janë neuronet?
Neuronet janë pjesë të strukturës së trurit dhe janë përgjegjëse për shumicën e funksioneve të sistemit nervor. Ajo konsiderohet bazë themelore e sistemit nervor dhe përfshijnë dërgimin dhe marrjen e informacionit nëpër tru. Secila qelizë nervore ka sistem të veçantë dhe është e specializuar për të kryer funksione të ndryshme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












