Kosova
Shqipe Sylejmani prezanton TEDx-Talk-in e saj të parë (Video)
Shkrimtarja zvicerane-shqiptare, Shqipe Sylejmani, është një profil suksesi si në rrafshin profesional, si autore librash, ashtu edhe si aktiviste kulturore, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim se emri i saj tashmë është familjarizuar në mediat zvicerane e shqiptare, duke përçuar vlera dhe shumë dashuri si në librat e saj, ashtu edhe me paraqitjet e saj dinjitoze.
Ajo së fundmi ka prezantuar TEDx-Talk-in e saj të parë, duke informuar të gjithë lidhur me këtë hap.
“Të dashur miq, është nderi im t’ju prezantoj TEDx-Talk-in tim të parë. Miliona njerëz mund të shikojnë çdo fjalë që themi – dhe unë u përpoqa t’i zgjidhja fjalët e mia me kujdes, sepse ishte pikërisht kjo për të cilën flitej: TREGIMET PAS FJALËVE”, shkruan Shqipja në rrjetet sociale.
Fjalimi i saj
TREGIMET PAS FJALËVE
Komunikimi është një forcë shumë e fuqishme.
Mund të na bashkojë, mund të ndërtojë ura mes nesh – po aq sa mund të na ndajë dhe të ndërtojë mure të larta mes nesh.
Kur shikojmë botën sot, shohim se ku na kanë sjellë komunikimi i keq, keqkuptimet, dhimbja dhe dëshpërimi.
Dhe na takon ne të zgjedhim, nëse duam të vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri të njerëzve që gjithashtu duhet të rriten nga dhimbja, zemërimi dhe keqkuptimet.
Ose nëse vendosim, se është koha për të ndryshuar.
Dhe, që tani e tutje, ne do të ndërtojmë breza shoqërish që janë ndërtuar mbi besimin dhe mbështetjen, mbi fuqizimin dhe mirëkuptimin.
Në shqip themi se pranvera nuk lulëzon me një lule. Do të thotë se ka nevojë për të gjithë ne së bashku për ta bërë këtë ndryshim. Por imagjinoni se çfarë bote mund të jetë”, ishin fjalët e saj teksa prezantoj TEDx-Talk-in e saj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












