Kosova
Policia e Kosovës pranon donacion vetura e pajisje teknologjike nga Ambasada gjermane
Policia e Kosovës dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, nënshkruan sot pranim-dorëzimin e donacionit me vetura dhe pajisje teknologjike nga shteti gjerman për pjesëtarë të policisë, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde dhe menaxhmenti i lartë i PK-së.
Drejtori Hoxha shprehu mirënjohjen ndaj Ambasadës gjermane për përkrahjen e vazhdueshme për Policinë e Kosovës në avancimin e kapaciteteve operacionale, logjistike dhe teknologjisë.
“Përkrahja nga partnerët tanë ndërkombëtarë do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime”, tha ai.
Ndërsa, ambasadori Rohde theksoi se automjetet dhe pajisjet e dhuruara janë pjesë e një bashkëpunimi, brenda të cilit Policia Federale Gjermane ndan teknologjinë më moderne dhe taktikat hulumtuese, duke e forcuar përkushtimin e Kosovës për të siguruar kufijtë e saj dhe për të kontribuar në sigurinë e të gjithë rajonit.
Ambasada e Gjermanisë gjatë dy vjetëve të fundit ka përkrahur Policinë e Kosovës, në ngritje të kapaciteteve operacionale dhe logjistike me 59 vetura, pesë kombibus dhe 10 motorë të terrenit, në fushën e teknologjisë informative me 130 kompjuterë, 16 laptopë, laboratorë për pikën kufitare Hani i Elezit, projektorë, pajisje të ndryshme për kontrollimin e dokumenteve dhe skenimin e veturave gjatë kontrollit në kufi, dylbi, kamera termike, detektor për identifikim te njerëzve dhe pajisje tjera.
Po ashtu një kontribut të veçantë nga Ambasada gjermane, policia kufitare ka pranuar në ngritjen edhe të kapaciteteve të burimeve njerëzore, ku janë mbajtur 20 trajnime të ndryshme me pjesëmarrje të më shumë se 150 zyrtarëve policorë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













