Kosova
Për dy javë 962 fluturime, mbi 127 mijë pasagjerë udhëtuan përmes Aeroportit të Prishtinës
Që nga 1 janari kur edhe ka filluar zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave e deri të premten, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, kanë kaluar 127 mijë e 457 udhëtarë, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, teksa shtoi se numri i fluturime për këtë periudhë ka shkuar mbi 900.
“127 mijë e 457 udhëtarë kanë udhëtuar përmes ANP ‘Adem Jashari’. Në total janë 962 fluturime”.
Vlen të theksohet se në rritjen e numrit të fluturimeve ndikim ka pasur edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.
Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.
Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.
Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.
Më poshtë ua rikujtojmë edhe njëherë se cilat dokumente udhëtimi duhet t’i keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen:
– Pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen);
– Dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen;
– Dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni;
– Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese;
– Nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës;
– Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











