Kosova
U nis për në Gjermani me dhjetëra fishekë në valixhe, e kthejnë në aeroport
Para pak ditësh, një kosovar u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit, zyrtarët e aeroportit i gjetën diçka të kundërligjshme, përcjell albinfo.ch.
Referuar informacioneve të para, i dyshuari siç duket vendosi që të marrë rrugën me dhjetëra fishekë në valixhen e tij, që iu kapën në flagrancë.
Përballë kësaj situate, i riu nga Malisheva që pagoi biletën për të fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës në atë të Dusseldorfit, përfundoi në Polici.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku është gjetur një armë e gjatë me fishekë të tjera – që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për armëmbajtje pa leje dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










