Kosova
E bija e Sanduloviq-it: Nëse im atë vdes, përgjegjës është Vuçiq
“E futën në automjet dhe e dhunuan për 5 orë”, thotë e bija e politikanit serb të arrestuar
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, një kritik i deklaruar i Presidentit Vuçiq, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekez.
E bija e Sanduloviq, Klara, tregoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, dinamikën e rrëmbimit të babait të saj.
Ajo tha se i ati u mor peng në një furgon nga agjentët e BIA-s, shërbimit sekret serb, dhe u dhunua barbarisht 5-orë duke u paralizuar. Ajo shtoi se në momentin që poilitikani serb tenton të lëvizë, i ra të fikët.
Shkak për këtë, sipas të bijës, janë bërë nderimet që ai bëri në Prekaz si dhe falja që kërkoi për familjet e viktimave shqiptare.
“Im atë u rrëmbye nga agjentë të BIA-s, të cilët e futën në një furgon të zi dhe e dhunuan për 5 orë. Shumica e tyre nuk e fshehën fytyrën e tyre. Ata erdhën pa pasur asnjë mandat. Qeveria ka bërë një krim, ata nuk vepruan sipas ligjit, por e rrëmbyen, e kërcënuan dhe e dhunuan. Nëse im atë vdes, përgjegjësia është e regjimit diktatorial. Arsyeja pse u mor, është se i shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varrin e një vajze 14-vjeçare. Ai do të promovojë paqen mes njerëzve, por kjo qeveri radikale nuk i shërben kësaj dhe nuk e do këtë paqe. Nëse dikush flet për paqe, kjo është mënyra si përfundon në Serbi”, tha ajo.
Klara theksoi se Sanduloviq ndodhet në spitalin e burgut dhe “nëse nuk shkon në një spital tjetër për të marrë trajtim më të specializuar, ai do të vdesë”.
“Ne jemi kontaktuar nga bashkëpunëtorët dhe aleatët e babait dhe nga disa parti politike, të cilat për momentin dua t’i mbaj anonim. Po kërkojmë mënyra si ai të dalë nga burgu dhe të bëhet më mirë, por institucionet po injorojnë çdo kërkesë tonën. Nuk ka drejtësi, nuk ka asgjë. Nga qeveria nuk ka asnjë reagim, edhe pse rasti u publikua në të gjitha mediat”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













