Lajme
Kosovari akuzohet se ka grabitur dhe rrahur gruan e posanjohur, në hotel
Në kohën që gruaja shkoi në tualet, shoqëruesi i saj i ka vjedhur rreth 1000 euro nga portofoli i saj, sipas Departamentit të Policisë së Shtetit Vorarlberg
Një njohje spontane nga kafeneja ka rezultuar në një makth të vërtetë për një grua nga Bregenz-i i Austrisë, transmeton albinfo.ch. Në orët e mëngjesit të 24 dhjetorit, 28-vjeçarja ka takuar një burrë në një lokal në Bregenz (në kufi me Zvicrën).
Ata vendosën të merrnin me qira së bashku, një dhomë në një hotel.
Në kohën që gruaja shkoi në tualet, shoqëruesi i saj i ka vjedhur rreth 1000 euro nga portofoli i saj, sipas Departamentit të Policisë së Shtetit Vorarlberg. 28-vjeçarja e ka vënë re këtë vjedhje vetëm kur ka dashur të blinte cigare në stacionin e trenit.
Pasi ishte kthyer dhe e kishte pyetur burrin për paratë e humbura, ai kishte mohuar t’i kishte marrë paratë, shkruan 20minuten.ch. Sipas policisë, më pas ishte zhvilluar një debat i cili kishte rezultuar në një numër goditjesh të gruas nga burri. Gruaja që kishte pësuar lëndime më pas ka thirrur numrin e urgjencës së policisë dhe burri qe larguar drejt stacionit të trenit.
Nëpërmjet hetimeve në zonën lokale dhe bisedave me kalimtarë, në të cilat ishin përfshirë dymbëdhjetë patrulla radiofonike, oficerët e PI Bregenz arritën të zbulojnë identitetin e burrit, përcjell albinfo.ch. I kërkuari është një shtetas kosovar 31 vjeç me banim në Konstanz. Ai do të raportohet te prokurori publik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













