Kosova
Titulli “Menaxheri më i mirë i vitit” në Nju-Jork, u fitua nga shqiptari Driton Sinishtaj
“Menaxheri më i mirë i vitit” në një kompani prestigjioze në Nju-Jork, u fitua nga shqiptari Driton Sinishtaj
Driton Sinishtaj është menaxheri i suksesshëm shqiptar në Nju-Jork, i cili së fundmi është shpallur edhe Menaxheri më i mirë i vitit në një kompani prestigjioze në Nju-Jork, transmeton albinfo.ch.
Dritoni shprehet i lumtur me këtë arritje, të cilën modestisht ia dedikon stafit të tij, që përbëhet nga më shumë se 40 punonjës.
Shqiptari i lindur në Tuz po ashtu vlerëson integrimin e komunitetit në shoqërinë amerikane, pa harruar kulturën, gjuhën dhe traditat e origjinës.
Dritoni pas përfundimit të shkollës së mesme në vendlindje, ka vazhduar studimet e larta në Tiranë, pranë Universitetit Europian dhe në vitin 2011 është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
“Në vitin 2013 kam përfunduar masterin dhe jam specializuar në degën e Studimeve Strategjike. Kam jetuar, studiuar dhe punuar në Tiranë për një periudhë 8-vjeçare. Paralelisht kam punuar edhe në Mal të Zi në sektorin privat, si dhe në pozicione të ndryshme të administratës publike”, është shprehur ai.
Sot ai jeton në New York, ka emigruar në vitin 2016 dhe është menaxher rezidencial në Manhatan në kompanin prestigjioze në industrinë e “Real Estate” në NYC.
“Në këtë industri kam filluar të punoj në vitin 2017. Fillimet nuk kanë qenë të lehta, kam filluar të punoj në kompani më të vogla, si fillestar, por në të njëjtën kohë kam vazhduar të ndjek klasa të ndryshme për t’u perfeksionuar sa më shumë në këtë fushë. Sot punoj në një kompani prestigjioze në industrinë e “Real Estate” në NYC, kompani me eksperiencë mbi 120-vjeçare, që rritet dita-ditës. Menaxhoj një ndër komplekset rezidenciale më të mëdha në NYC, me mbi 1200 apartamente, ku jetojnë afro 3500 banorë, në zonën e Midtown West në Manhattan. Menaxhoj drejtpërdrejt afro 40 punëtorë, që merren me mirëmbajtjen e kompleksit rezidencial, duke u kujdesur për sistemet mekanike, mirëmbajtjen e deri tek shërbimet që ofrojmë për banorët. Pastaj është edhe pjesa administrative dhe financiare si pjesë përbërëse e punës sime. Është një punë që kërkon shumë përkushtim, energji dhe aftësi të mira menaxhuese”, shprehet ai për në një intervistë për “Shqiptarët e New Yorkut”.
Pak ditë më parë, ai mori çmimin menaxheri i vitit nga shoqata prestigjoze, REBNY.
“E vlerësoj shumë, është nder për mua që u përzgjodha Menaxheri i Vitit nga kjo shoqatë kaq prestigjoze. Duke pasur parasysh se sa e fuqishme është industria ku ne punojmë, të them të drejtën, ky çmim ka qenë mjaft surpizues për mua, por në të njëjtën kohë u ndjeva shumë i lumtur që puna ime u vlerësua maksimalisht.
Këtë çmim, edhe pse individual, unë e shoh si vlerësim i një pune të gjatë dhe bashkëpunim të mirë me stafin tim dhe drejtuesit e lartë të kompanisë. Kam një staf të shkëlqyer, që bën një punë të mrekullueshme dhe kolegë që punojnë në pozicione të ndryshme drejtuese, që kanë dhënë një kontribut shumë të madh për të arritur deri këtu”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













