Kosova
Modelja simpatike nga Zvicra shkëlqen në garën Miss Shqiptarja në Botë 2023
Raina Kryeziu është modelja shqiptare nga Zvicra, e cila së fundmi ka shkëlqyer në garën e më të bukurës shqiptare për vitin 2023.
Femrat shqiptare shquhen për bukurinë e tyre dhe janë duke arritur suksese të mëdha në fushën e modelizmit, veçmas në tregun ndërkombëtar. E patjetër njëra nga to është edhe modelja shqiptare, Raina Kryeziu.
Raina është një nga femrat më të bukura dhe më karizmatike në Zvicër. Ajo përveç bukurisë, karakterizohet me një delikatesë në vete dhe plot sharm në stilin e saj.
Së fundmi ajo ka fituar çmimin Miss Shqiptarja në Zvicër 2023.
Raina kohët e fundit po komentohet shumë për elegancën e saj dhe stilin unik të veshjes. Modelizmi për të është thjesht një pasion që e ushtron me shumë qejf.
Ajo për albinfo.ch është shprehur se: Dëshira ime për modelizem ka qenë prezente qysh nga fëmijëria. Mund të duket cliche, por sot jam krenare që ajo vajza e vogël që vishte fustanet e nënës dhe pozonte para pasqyrës, e ka mundësin që ta ndajë me të tjerët pasionin e saj”, tregon ajo.
Vlen të theksohet se Raina ka pasur bashkëpunime dhe ka sfiluar në evenimente si Fashion Week Kosova.
“Së fundmi, kam pasur nderin të marr pjesë në Miss Shqiptarja në Botë, e që pa dyshim është një emocion shumë i madh të jesh në mesin e kreatorëve të mëdhenj dhe të ndash skenën me vajza të mrekullueshme, të cilat përfaqësojnë bukurinë shqiptare. Në këtë garë shumë kompetitive arrita të pranoj çmimin e Miss Shqiptarja në Zvicër, çmim ky pa dyshim ndër më të rëndësishmit e karrierës sime, e për të cilën jam më se mirënjohëse. Fitimi i këtij çmimi vërtet është një ëndërr e bërë realitet, por besoj se kjo arritje është një testament për punën e palodhur, përkushtimin dhe pasionin tim për modelizëm. Kjo eksperiencë më ka hapur rrugë për bashkëpunime të ndryshme si brenda dhe jashtë Kosovës, dhe jam shumë e emocionuar për mundësitë dhe sfidat që më presin. Për vajzat që aspirojnë të bëhen modele, dua t’u them se suksesi në këtë industri është një udhëtim dhe çdo hap është një përvojë mësimi. Qëndroni besnike ndaj vetes, pervetësoni veçantinë tuaj dhe asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e punës së palodhur dhe këmbnguljes”, shprehet Raina Kryeziu. /Albinfo.ch





E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












