Lajme
Qytetet e Evropës shkëlqejnë për sezonin e Krishtlindjes
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e Krishtlindjes. Në gjithë Evropën dritat e festave po ndriçojnë rrugët. Ja disa nga qytetet e zbukuruara më bukur, përcjell albinfo.ch.
Tashmë rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin e Krishtlindjes me drita vezulluese duke i dhuruar kryeqytetit austriak atmosferë veçanërisht festive gjatë festave të fundvitit.
Këto janë dritat e Krishtlindjeve përgjatë rrugës Graben në Vjenë, një rrugë tregtare plot gjallëri dhe mjaft e frekuentuar.
Një bredh i madh, i zbukuruar në mënyrë festive hijeshon qendrën e Pragës – edhe pse tradicionalisht, pemët nuk zbukurohen deri në mëngjesin e vigjiljes së Krishtlindjeve.
Qendra e Pragës e zbukuar me një bredh të madh
Tregje të ndryshme të Krishtlindjeve mbulojnë qytetin duke ftuar klientët të provojnë për shembull ‘trdelník’, një pastë të mbuluar me sheqer pluhur.
Parku me famë botërore i Kopenhagës “Tivoli Gardens”
Parku me famë botërore i Kopenhagës “Tivoli Gardens” tërheq vizitorë nga e gjithë bota në çdo kohë të vitit. Megjithatë atmosfera është më speciale rreth Krishtlindjeve, pasi i gjithë parku është i zbukuruar për festat dhe i mbushur me drita. Babagjyshi dhe drerët e tij bëjnë gjithashtu një vizitë në tregun e madh të Krishtlindjeve.
Pema e Krishtlindjeve, 27 metra e lartë, përpara Katedrales në Palma
Majorka, ishulli më i preferuar mesdhetar për pushuesit gjermanë, mbulohet me shkëlqimin e Krishtlindjeve. Një nga pikat kryesore është pema e Krishtlindjeve 27 metra e lartë përpara Katedrales në Palma. Rreth 4.200 elementë ndriçimi dhe mbi 415 kilometra kordele me drita ndriçojnë kryeqytetin e ishullit.
Bazel, tregu i Krishtlindjeve
Çdo vit, qindra tezga dhe drita të panumërta e bëjnë Bazelin një nga qytetet më të bukura të Krishtlindjeve në Evropë. Qendra piktoreske e qytetit të vjetër, duke përfshirë ‘Barfüsserplat’, shkëlqen në zbukurimet festive. Shumë tezga të tregut të Krishtlindjeve tërheqin turistët dhe vendasit për të blerë dhurata të bukura.
Rrugicat piktoreske të qendrës historike të Stokholmit
Rrugicat piktoreske të qendrës historike të Stokholmit, si në Osterlanggatan në lagjen Gamla Stan, ndriçohen nga dekori festiv gjatë mbrëmjeve të ftohta të dimrit rreth Krishtlindjeve. Në tregun tradicional në muzeun e hapur Skansen, vizitorët mund të bëjnë vetë qirinj ose të qetësohen me një gotë verë me erëza të quajtur ‘glögg’ dhe biskota xhenxhefili.
Katovicë, Poloni, Tregu i Krishtlindjes
Nën pemën e zbukuruar të Krishtlindjes në sheshin e tregut të Katovicës vizitorët zhyten në atmosferën festive. Shilarëset apo lojërat e tjera, si rrota e Ferrisit dhe sheshi i patinazhit në akull kënaqin si të rinjtë dhe të moshuarit. Ata që ende kanë nevojë të blejnë dhurata, me siguri do të gjejnë diçka të përshtatshme në tezgat e panumërta, ku shiten zbukurime për Krishtlindje, punime artizanale dhe specialitete kulinarie.
Bruksel, Belgjikë, tregu i Krishtlindjes
Kryeqyteti belg bëhet një vend i mrekullueshëm gjatë dimrit kur Grand Place dhe sheshet e tjera të qytetit organizojnë tregjet e Krishtlindjeve. Disa qindra shtëpiza të vogla prej druri dhe mijëra drita krijojnë një mjedis festiv. Dhe nëse doni t‘i shpëtoni stresit dhe nxitimit gjatë ditëve të fundvitit për disa minuta, mund të hipni në karuzelin e Ferrisit.
Bredhi norvegjez i Krishtlindjes në sheshin Trafalgar në Londër
Çdo vit një bredh norvegjez i Krishtlindjes shkëlqen në sheshin Trafalgar në Londër. Bredhi është dhuratë nga qyteti i Oslos në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen britanike gjatë okupimit nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore. Por për shumicën e kalimtarëve ai është thjesht një nga shumë pikat e zbukuruara bukur për Krishtlindje në kryeqytetin britanik.
Finlandë: Rovaniemi i njohur si Fshati i Babagjyshit
Ndoshta asnjë vend tjetër nuk e ndjell Krishtlindjen ashtu si Rovaniemi me borë në Finlandë, i njohur si Fshati i Babagjyshit. Turistët mund të kalojnë Rrethin Arktik, i cili përshkon fshatin dhe është i shënuar me fenerë. Thuhet gjithashtu se fenerët e ndihmojnë Babagjyshin të gjejë përsëri rrugën e kthimit në shtëpi.
E-Diaspora
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri