Integrimi
Shqiptarja Paula Mehmetukaj shkëlqen në billbordet e Stambollit
“Miss Universe Albania 2020”, Paula Mehmetukaj, po shkëlqen në Stamboll si imazhi zyrtar i kompanisë ndërkombëtare Tarik Ediz për vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ajo ka vazhduar të shkëlqej në skenat ndërkombëtare me elegancën dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm.
Fotot dhe videot e saj për fushatën e Tarik Ediz kanë “pushtuar” billboardet e Stambollit, duke sjellë një shkëlqim të veçantë për bukurinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.
Paula Mehmetukaj vazhdon të jetë fryma e projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike, duke e bërë të qartë se ajo është shumë më shumë se një fituese e “Miss Universe Albania”.
Por përtej këtyre projekteve të suksesshme dhe shkrepjeve artistike të fotografit të mirënjohur Endrit Mërtiri, përditshmëria e Paulës është e mbushur dhe me shumë angazhime të tjera.
Si pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar, ajo kontribuon në rritjen dhe fuqizimin e zërit të rinisë shqiptare në kongreset evropiane dhe ndërkombëtare.
Paula Mehmetukaj po shfaqet si një shembull frymëzues i suksesit dhe përkushtimit, duke treguar se e bukura dhe modelingu janë jo vetëm një pasion, por edhe një pjesë e pandarë e jetës së saj të përditshme.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










