Lajme
Shoqata “Veshalla” organizoi ngjarjen vjetore “Flamuri na bashkon”
Shoqata “Veshalla” nga Zvicra organizoi edhe këtë vit një ngjarje spektakulare në kuadër të festës së 28 Nëntorit, “Flamuri na bashkon”.
Një program i mbushur me atraksione të ndryshme nga vallëzimi, tradita dhe kënga, ku performuan Shoqata Sharri, Shkolla Shqipe (LAPSH Wil, Uzwil, SG), Valltarët e Veshallës, JS Nga Tradita Vëllezërit Sejdiu bashk me Bekim, Selami dhe Bexhet Sallai me talentët e rinj, siguruan argëtim emocionues dhe një atmosferë festive mes më shumë se 650 mysafirëve.
Kryetari i DAIGS/KMSHZ, Hfz. Mehas Alija dhe kardiologu i njohur, Hfz. Dr. med. Asllan Tahiraj, ishin të disponueshëm për të ofruar informacione dhe diskutime interesante në skenë.
Fokusi i gjithë aktivitetit ishte bashkimi i ndërsjellë, si dhe ruajtja dhe transferimi i vlerave kulturore për brezat e ardhshëm.
“Duam të shprehim nga zemra falënderimet tona për ndihmën dhe përkrahjen tuaj të pakufishme në përgatitjen dhe zhvillimin e Festës “Flamuri na bashkon” më 09.12.2023 në Sirnach TG. Pa angazhimin tuaj vullnetar, nuk do të kishim mundur të organizonim këtë ngjarje shumë të suksesshme”, u shprehen organizatorët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë

















