Lajme
28 Nëntori shënohet edhe në Baden të Austrisë
Në Baden të Austrisë është organizuar një manifestimin për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, shkruan albinfo.at.
Në manifestimin e shoqatës “17 Shkurti” të udhëhequr nga Tahir Turkaj në Baden të Austrisë, për nder të 28 Nëntorit u mblodhën shumë aktivistë shqiptarë pothuajse nga e gjithë Austria, ku në mesin e tyre ishin të pranishëm edhe një numër personalitetesh të rëndësishme nga jeta politike austriake.
Ata jo vetëm që ishin të pranishëm, por edhe u paraqiten me nga një fjalim të shkurtër, ku paraqiten nevojën e përmbylljes së dialogut Serbi- Kosovë me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, si siguri jo vetëm të Kosovës, por edhe për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Ata kritikuan edhe ndërmjetësin evropianë dhe atë amerikan, Lajçak dhe Borell, për ngathtësi në dialog dhe pa vizione të qarta për një përfundim të qëndrueshëm të dialogut. Ata nuk kursyen edhe Bashkimin Evropian për mosndëshkim të Serbisë për mosnënshkrim të marrëveshjeve dhe moszbatim të marrëveshjeve të kaluara.
Nuk e lanë pa përmendur edhe aktin terrorist në Banjskë dhe kërkuan nga BE-ja të marrë masa shtërnguese që terroristët të dalin para drejtësisë.
Në këtë takim ishin prezent edhe disa ansamblistë shqiptar, si Nistret Bujari, i cili ka lidhje të ngushta me personalitetet e pranishme në këtë takim dhe disa ansamblistë të tjerë.
Në këtë manifestim u shfaq një program i pasur artistik nga shoqata “17 shkurti” si nikoqire dhe shoqata “Rinia”nga Graz-i si mysafirë duke treguar një bashkëpunim mes shoqatave në Austri.
-Nga ambasada e Kosovës ishte përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës, Albinot Bimbashi.
Nga ana austriake përveç të tjerëve ishin:
-Lukas Mandll- Eurodeputet nga Austria,
-Stefan Sziruscek -kryetar i Komunës Baden
-Andreas Minnich- deputet në Parlamentin austriak.
-Peter Haider- kryetar i Federatës austriake për paqe botërore dhe Federatës universale të paqes,
-Kati Shneeberger, këshilltare lokale dhe kryetare e “Vienna goes Europe”
-Ernst Schebesta, deputet lokal (Baden)
-Gunther Fehlinger, kryetar i Komitetit austriak për anëtarësim në NATO etj.
Duhet theksuar se këta janë vetëm disa nga politikanët austriakë proshqiptarë nga rrethi i Vjenës, të tillë ka edhe në qytete të tjera, të cilët kanë lidhje të ngushta me shqiptarët.
Një paraqitje tejet interesante dhuroi Gunther Fehlinger (një ekonomist dhe idhtar i NATO-s) duke dhuruar flamurin e NATO-s moderatores Kaltrina Durmishi-it gjatë fjalimit për nder të 28 Nëntorit në Baden të Austrisë. Ai theksoi përveç tjerash se edhe Kosova duhet të hyjë në NATO.
Flamuri u vendos në podium dhe qëndroi deri në përfundim të programit.
Shkruan: Vehbi Haliti
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa













