Kosova
Qeveria për dy vjet pagoi 113 milionë euro për energjinë elektrike të serbëve në veri
Vetëm në vitin 2022 u paguan 63 milionë euro
Raportohet se më shumë se 63 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 për mbulimin e energjisë së shpenzuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në total për vitet 2021-22, shuma e paguar për veriun janë 113 milionë euro.
I pyetur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, lidhur me këto pagesa, Mehmeti tha se shuma totale është 63.1 milionë euro.
“Një ndër sfidat kryesore që është jashtë kontrollit të KOSTT-it, e që është mbulimi i humbjeve të konsumit për pjesën veriore të Kosovës. Përshkrimi i përgjithshëm i performancës për vitin 2022, indikatorët kyçë të performancës tregojnë se gjatë 2022-ës janë realizuar, përveç treguesit që ka të bëjë me kërkesën”, u shpreh Mehmeti.
“KEDS dhe KESCO kanë refuzuar faturat për muajt korrik, gusht dhe shtator për vitin 2022 dhe KOSTT-i ka ngrotur kontest në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, ku vlera e faturave të kontestuara është 18.7 milionë euro”.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pyeti për shumën e ndarë nga Qeveria për pagesën e rrymës në veri për vitin 2021 dhe 2022.
“Nëse e shohim se vitin e kaluar janë ndarë 63 milionë euro, e në vitin 2021 janë ndarë rreth 40 milionë euro, e vlera totale është 90 deri në 110 milionë euro për dy vjet”, u përgjigj Mehmeti.
“Sa prej tyre janë paguar nga Qeveria”, pyeti sërish Hoti.
“Të gjitha pagesat për veriun janë paguar nga Qeveria”, u përgjigj Mehmeti.
Kritika për pagesat në veri të vendit pati edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë humbjet në veri dhe ajo që dua ta theksoj se edhe ish-qeveritë kanë paguar, por në një shumë më të vogël dhe më kujtohet se në kohën e ish-qeverisë Haradinaj janë ndarë 1 milion euro dhe VV-ja sa ishte në opozita nuk ka lënë gjë pa thënë”, u shpreh Lekaj.
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










