Kosova
Çka u fol për Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dje kanë mbajtur një takim bashkë me ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e tyre, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka kërkuar nga blloku evropian që të reagojë më shpejt ndaj agresionit të grupit serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i radhës”.
“Ne kemi nevojë që BE-ja të rimendojë dhe të rivlerësojë politikën e saj të sigurisë”, ka thënë Gërvalla në platformën X.
Pos saj, detaje lidhur me këtë takim ka bërë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ka qenë drejtues i këtij takimi.
Ai ka thënë se BE-ja dëshiron të avancojë integrimin e rajonit në vendimmarrjen evropiane, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borrell.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













