Kosova
Policia dhe Dogana konfiskojnë pije alkoolike në Zveçan dhe Leposaviq
Aksion në veri – konfiskohen pije alkoolike, çokollata e gjëra të tjera ushqimore
Policia, së bashku me Doganën e Kosovës, kanë realizuar një operacion në veri të vendit, ku edhe kanë konfiskuar mall të kontrabanduar, përcjell albinfo.ch.

Siç thuhet në njoftim, ky operacion i përbashkët ka ardhur pas përpunimit e trajtimit të disa informacioneve se në pjesën veriore të vendit po kryheshin aktivitete të paligjshme.
“Policia ka kontrolluar një lokacion në Zhitkovc të Zveçanit dhe në një lokacion tjetër në hyrje të Leposaviqit. Në të dy lokacionet ku janë kryer kontrolle janë hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar. Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimorë, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokollata, coca-cola e gjëra të tjera, të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës), bëhet e ditur në njoftim.

Policia në bashkëpunim me doganën do të vazhdojë aktivitetet me qëllim që të parandalojnë aktivitete kriminale ndërkufitare, duke bërë që mallrat që hyjnë në Republikën e Kosovës të jenë të kontrolluara në mënyrë që të jenë të sigurta për konsumimin nga qytetarët, por edhe t’i kalojnë procedurat e tatimeve të parapara sipas ligjeve të vendit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











