Kosova
Përurohen dy tunele dhe rihapet linja hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin
Gjatë ditës së sotme janë përuruar dy tunele dhe është rihapur linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Tunelet, të cilët ishin të shembur, janë të gjata njëri 262 metra dhe tjetri 122.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar ngjarjen si ndër më të rëndësishmet, teksa ka thënë se vlera e punimeve në këtë segment, nga kufiri i Maqedonisë së Veriut deri në Fushë-Kosovë, është mbi 164 milionë euro.
Kurti ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian, Bankën Evropiane për Investim dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila, siç tha ai, do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.
“Me Linjën 10 edhe me hekurudhën Prishtinë-Durrës, po e bëjmë Kosovën pjesë të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian. Lidhjet infrastrukturore po i forcojmë, zgjerojmë dhe modernizojmë. Me forcim, rriten shkëmbimet. Me zgjerim, rritet ndërlidhja, ndërkaq me modernizim, rritet shpejtësia”, ka shkruar ai në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Kurti ndër të tjera u shpreh se hekurudha është një infrastrukturë shumë e rëndësishme që lidh Kosovën me rajonin dhe me Evropën.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












