Kosova
Një projekt solidariteti që nxit bashkëpunimin ndërmjet diasporës dhe rinisë kosovare
Në përpjekje për të shtrirë diapazonin e solidaritetit në mes të të rinjve, një projekt i rrall po merr formë. Ky projekt do të mobilizon një spektrum të gjerë aktorësh, duke përfshirë shoqatat e diasporës, sipërmarrësit diasporikë, të rinjtë e diasporës dhe të rinjtë e Kosovës, për të krijuar një projekt solidariteti. Ky projekt synon të ndërtojë një ndjesi të theksuar të rëndësisë së solidaritetit në shoqëri.
Organizata joqeveritare TOKA (Prishtinë) do të zbatojë një kamp përgatitor në Kosovë në dhjetor 2023, ku pjesëmarrja është falas, duke përfshirë transportin, akomodimin dhe ushqimin. Një kamp që synon të angazhojë dhe përgatisë të rinjtë për Ditën e Solidaritetit në diasporë.
Të rinjtë nga diaspora në moshën 18-28 vjeçare kanë mundësinë të aplikojnë deri më 22 tetor për të marrë pjesë në këtë kamp përgatitor të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ky projekt synon të promovojë bashkëpunimin dhe solidaritetin midis të rinjve të Kosovës dhe të diasporës. Për të mësuar më shumë dhe për të aplikuar, vizitoni faqen zyrtare: https://forms.gle/4ZcdRjTSXbfNKzbF8.
Kjo është një mundësi e rrallë për të eksploruar dhe për të kontribuar në një projekt solidariteti që synon të ndërtojë lidhje të fuqishme dhe të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit në shoqëri.
Për më shumë info, ju lutëm zbuloni projektin në vijim:
KAMPI PËRGATITOR I DITËS SË SOLIDARITETIT!
OJQ TOKA në dhjetor 2023 po organizon Kampin Përgatitor në Kosovë – me transport, akomodim dhe ushqim të mbuluar.
Përveq argëtimit në kamp synon planifikimin dhe përgatitjen për organizimin e Ditës së Solidaritetit në diasporë.
Të rinjtë e moshës 18-28 vjeçare nga diaspora deri më 22 tetor mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Kampit Përgatitor të organizuar nga OJQ TOKA dhe të përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
KUR DHE KU?
Kampi Përgatitor mbahet në Prishtinë, Kosovë kurse në Formularin e Aplikimit mund t’i rezervoni datat më të përshtatshme për ju për pjesëmarrjen tuaj në Kamp.
SA KUSHTON?
Pjesëmarrja është është FALAS – me transport, akomodim dhe ushqim plotësisht të mbuluar.
Krejt çka kërkohet nga ju është të plotësoni formën
https://forms.gle/4ZcdRjTSXbfNKzbF8 – deri me 22 tetor 2023
Ftoni shokët/shoqet, familjarët tuaj – vizitoni Kosovën dhe bëhuni pjesë e aventurës të Kampit Përgatitor në dhjetor.
Për më shumë informata lidhur me Kampin klikoni këtu.
KE NEVOJË PËR INFORMATA SHTESË?
Nëse keni ndonjë pyetje specifike ju lutemi na kontaktoni
+383 49 569 800 në Viber/Whatsapp
apo në [email protected]
Për të parë se si u u zbatua Dita e Solidaritetit në Kosovë nga TOKA, klikoni këtu.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Tetor 2023
- Ora16:00
- Data e përfundimit22 Tetor 2023 - 23:00
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare














