Kosova
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën për Kosovën
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, me 101 vota pro, kanë miratuar Rezolutën për mbështetjen e Kosovës.
Derisa po votohej, disa deputetë të opozitës krijuan tensione në sallë, duke bllokuar foltoren, shkruan TCH.
Rezoluta shpalos mbështetjen e dokumentit të miratuar nga Parlamenti i Kosovës dhe kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar, ku Shqipëria të jetë zëri i saj për të lobuar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për njohjen si shtet i pavarur nga Serbia.
Kundër kësaj rezolute ishte Partia Demokratike zyrtare, pasi mbështetësit e Lulzim Bashës, edhe pse të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në votim.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk votoi, pasi u largua më herët nga Kuvendi, përcjell albinfo.ch.
Tri pikat e rezolutës së miratuar
Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;
Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që në të gjitha instancat ndërkombëtare, sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë, të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;
Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












