Muzikë
SHBA: Soprano shqiptare do të debutojë me rolin Norma nga V.Bellini
Marigona Qerkezi do të debutojë me rolin e Normas nga Bellini në Palm Beach Opera në Florida.
Të qenët artiste me renome botërore nuk është fare e lehtë, para së gjithash kur tregu ka një konkurrencë të fortë. Duhet vërtet energji, optimizëm dhe shumë vetëbesim për të arritur aty ku do. Dhe, në fakt, këto janë disa prej cilësive kryesore të Marigona Qerkezit, soprano kosovare shumë e suksesshme në botë, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena anembanë botës dhe vazhdon të marrë role të mëdha në shumë evente artistike.
Marigona Qerkezi, e cila me zërin e saj të fuqishëm dhe me paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën, është fituese e shumë çmimeve të rëndësishme.
Marigona Qerkezi do të debutojë me rolin e Normas nga Bellini në Palm Beach Opera në Florida.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qerkezi nëpërmjet një postimi në Facebook.
“E stërlumtur të lajmëroj debutimin tim në rolin fantastik të Norma nga V.Bellini në Palm Beach Opera në Florida”, ka shkruar Qerkezi.
Ndërkaq ky koncert debutues do të mbahet më 6 prill 2024.

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












