Shqipëria
Sezoni turistik i këtij viti në Shqipëri vlerësohet si më i pastërti
“Ky ka qenë pa diskutim siç edhe ne e kemi dëshiruar, sezoni më i pastër turistik, se Shqipëria sot dhe çdo vit e më mirë është më e pastër”.
Kështu deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një takim për bilancin e sezonit turistik veror 2023.
“Ka qenë Shqipëria gjithmonë po kaq e bukur, madje edhe më e bukur, sepse nuk ka pasur kaq shumë zhvillim, nga pikëpamja e natyrës flas. Mirëpo, ka qenë një vend ku ata që e kanë ndjekur këtë rrugëtim e mbajnë mend me siguri, artikujt e pakët që prodhoheshin nga sezoni turistik, ishin artikuj për papastërtinë dhe publikimet edhe të vetë turistëve, ishin publikime zhgënjimi nga papastërtitë”, tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se, “pse duhet të jemi të shqetësuar? Po, duhet të jemi shumë të shqetësuar. Po e marr nga ujërat e zeza në raport me ujërat larës. Kam mësuar, se çfarë nuk di, do e mësosh, nëse do ta bësh mirë një detyrë, dhe po ju prezantoj konceptin e ujërave larës që janë ujërat e detit, ujërat e liqenit, ujërat e lumit, të cilat nuk mund dot të preken nga ujërat e zeza dhe kjo nuk mund të jetë një çështje e masterplanit të investimeve për kanalizimet, se është masterplani”.
“As e viteve që duhet për të realizuar masterplanin, sepse bëhet fjalë për shuma të mëdha që janë të programuara, por duhen vite dhe as një çështje se si punoi firma filan, si punoi firma “y” apo kush vajti e denoncoi atje firmën filan që pastaj bëri që t’i vijë firmës filan urdhri, që shiko ndalo punimet se ne do merremi pak se ka ardhur një denoncim anonim. Këto janë të gjitha gjëra që do të ndodhin dhe mund të vazhdojnë të ndodhin, pra edhe denoncimet edhe investimet, por ne nuk mundet dot që vitin e ardhshëm të kemi derdhje të ujërave të zeza në det, as në liqenin e Pogradecit. Në asnjë liqen. Si bëhet kjo?! Kjo bëhet duke u thënë shumë qartë jo vetëm me fjalë, por edhe me një akt të menjëhershëm ligjor që ne po bëjmë gati, por edhe me një task forcë që do të ngrihet, të gjithë atyre që kanë hotele, restorante, kafene, pra njësi shërbimi, që epoka e gropës septike mbaroi”.
Rama tha se “ujërat e kristaltë të ‘Maldiveve të Europës’’ nuk i ndotin ata që banojnë denbabaden në kodër dhe kanë një gropë septike, por i ndotin ata që në ballë hotelit i vënë 5 yje dhe nga prapa i lëshojnë komunitetit mbetjet e yjeve. Nuk mund të vazhdojnë. Ky është një element i ujërave të zeza”.
“Elementi tjetër është që ne na ka dhënë rezultat rritja e kapaciteteve për të përballuar shpërthimin e përkohshëm demografik që i ndodh qyteteve bregdetare të cilat me taksat e tyre dhe me buxhetin e tyre, nuk mund të përballojnë dot shërbimin për një qytet që papritur shumëfishohet. Na ka dhënë rezultat, duhet ta forcojmë. Duhet të përfshijmë brenda edhe Shkodrën, që ka qenë deri dje “republikë e pavarur e papastërtisë’’ dhe që u integrua me “Republikën Socialiste të Shqipërisë”. Edhe Lezhën, dhe e gjithë vija bregdetare duhet të ketë një sinjergji mes trupave të pastrimit të bashkive dhe trupave shtesë që drejtohen në çdo bashki për të garantuar evadimin e gjithë atyre mbetjeve”.
“Elementi tjetër i zinxhirit janë vendgrumbullimet e mbetjeve dhe po ashtu mbetjet në anë të rrugëve kombëtare. Edhe këtu ne duhet të bëjmë një adresim të saktë bashkërisht me bashkitë kur vjen puna tek evadimi i mbetjeve, që siç ka 2-3 pika që të shkatërrojnë komplet kur i sheh, por s’po i përmend këtu sot për arsye se nuk janë të natyrës “varja”, por janë të një natyre më objektive dhe na duhet ne t’i ndihmojmë bashkitë, që ta zgjidhim këtë pune dhe patjetër pastaj edhe i gjithë zinxhiri që përfundon tek ai koshi i vogël, por unë s’po e përmend më fjalën kosh, se u përmend shumë herë këtu nga parafolësja që mbulon këtë taksirat”, tha Rama/atsh
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












