Kosova
Përfundojnë bastisjet në pesë lokacionet në veri
Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacionet në tri komunat veriore, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, lidhur me rastin e sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një bisedë për Portalin Dukagjini ka thënë se janë kryer tashmë bastisjet e planifikuara.
Aksioni policor u zhvillua lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos e dy të tjerë u lënduan.
Policia e Kosovës ka bastisur sot pesë lokacione në veri të vendit, që kanë të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Bastisje janë kryer edhe në spitalin e Mitrovicës.
Po ashtu thuhet se Policia ka bastisur edhe nje depo në oborrin e spitalit të Mitrovicës për të kontrolluar nëse ka materiale të dyshimta.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke zhvilluar operacion në veri të Kosovës, në pesë lokacione të tri komunave, duke kryer bastisje.
Sipas Policisë, këto operacione janë zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle ka kryer edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Policia kryen bastisje në pronat e Millan Radoiçiq
Policia e Kosovës, në operacionin e sotëm për bastisje në pesë lokacione të tri komunave, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Ky i fundit ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.
Ndërsa, i njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.
Në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës është afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq, raporton Kallxo.com.
Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar nga Policia automjete luksoze dhe gjëra të tjera.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












