Lajme
SBB, me fitime rekord
Gjashtëmujor rekord i udhëtimeve me trenat zviceranë
Zvicranët janë të dhënë pas udhëtimeve me tren, për shumë arsye, si për nga ana e çmimit, ashtu edhe lehtësitë që ofron, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo këtë vit, udhëtimi me trenat zviceranë shënoi rekord në gjashtë muajt e parë të 2023-ës.
Në një raport të publikura, SBB njoftoi se transportonte 1.33 milionë pasagjerë në ditë midis janarit dhe qershorit, 21.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 3.04% më shumë se më 2019.
Theksohet se marsi ishte muaji i parë që të dhënat tejkaluan nivelet para pandemisë.
Për herë të parë që nga përhapja e Covid-19, kompania i është rikthyer kështu fitimit, i cili ishte 99 milionë franga. Për krahasim, në gjysmën e parë të vitit 2022 humbja ishte 142.3 milionë.
Vlen të përmendet veçanërisht evolucioni i trafikut ndërkombëtar, për të cilin pasagjerët ishin 5.7 milionë, 20% më shumë se rekordi i mëparshëm në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











