Lajme
Tuneli Gotthard mbyllet në të dy drejtimet
Një incident i panjohur ka ndodhur në tunelin e rrugës Gotthard pasditen e sotme, pasi u bllokua tuneli nga të dy anët. Policia kantonale Uri dhe Ticino nuk e di se çfarë po ndodh, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Twitter, TCS ka njoftuar se tuneli do të mbetet i mbyllur në të dy drejtimet deri në një njoftim të mëtejshëm. Arsyeja e bllokimit janë “probleme teknike”.
Guido Bielmann, nga Zyra Federale e Rrugëve, ka thënë se për momentin nuk mund të japin detaje të tjera.
“Sigurisht që nuk është aksident, kështu që nuk ka të lënduar. Është një mosfunksionim teknik. Qëllimi ynë është që të jemi në gjendje të rihapim tunelin sa më shpejt të jetë e mundur. A13 dhe Gotthard Pass janë të hapura si rrugë alternative”, tha ai.
#A2 – Gotthard – Chiasso – Gotthard-Tunnel in beiden Richtungen Tunnel bis auf weiteres gesperrt, technische Probleme (Ungefähre Zeit: bis auf weiteres)
— TCS Verkehr Gotthard (@TCSGotthard) September 10, 2023
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thëllënza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara në Westchester Shqiptarja Thëllënza Krasniqi ka marrë një detyrë të re në kuadër të Shoqatës së Kombeve të... -
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













