Sipas gazetës gjermane SonntagsZeitung, kompania Emix pretendohet se i ka dorëzuar ushtrisë zvicerane tetë milionë maska sanitare me cilësi të dobët gjatë pandemisë Covid-19.
Përveç kësaj, dyshohet se janë falsifikuar certifikatat e prodhimit.
Ndër të tjera, Laboratori Spiez i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile testoi maskat dhe zbuloi se ato kishin “performancë të dobët”, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Sipas prodhuesit Sword, maskat nuk kanë ardhur nga fabrika e saj, teksa Emix i tha gazetës se i hedh poshtë akuzat.