Kosova
Sot merret vendimi nëse Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030
Bëhet e ditur se Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) mbahet sot në Heraklion të Greqisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se temë diskutimi është edhe kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Për kamdidaturën e Kosovës me titullin “Prishtina 2030” pritet që asambleja të diskutojë rreth orës 15:00.
Kosova shihet si njëra nga kandidaturat më serioze për ta fituar organizimin e kësaj ngjarje sportive, në të cilën marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, ndërsa Kosova shpreson që të marrë votën pro së paku nga 14 prej tyre.
Para se të vijë tek procedura e votimit, kjo asamble pritet ta ndryshojë pikën 7 të Rregullores, e cila ua ndalon shteteve që nuk kanë dalje në det të bëjë organizimin e këtyre lojërave.
Fjalimin kryesor në prezantimin e kandidaturës së Kosovës do ta ketë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti.
Megjithëse kanë preferuar të mos deklarohen para se votimi të ndodhë, drejtuesit e KOK-ut prapa kamerave janë shprehur të bindur se Kosova do të dalë triumfuese nga kjo asamble dhe do ta fitojë organizimin e Lojërave Mesdhetare.
I pranishëm në këtë asamble do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, dhe atë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










