Shqipëria
Mediat e huaja e quajnë Shqipërinë “Italia e Vogël”, shumë më e lirë dhe me plazhe të mahnitshme
Përshkrimet për Shqipërinë si një vend i lirë e me plazhe të mahnitshme nuk kanë të ndalur. Ajo madje tani po quhet edhe “Italia e Vogël” nga pushuesit për shkak të plazheve dhe çmimeve më të lira, shkruan Hope Brotherton për “The Sun”.
Muajt e fundit, Shqipëria ka parë një fluks vizitorësh.
Rritja e popullaritetit të vendit është kryesisht falë ushtrisë së ndikuesve të mediave sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare.
Por, vendi ka tërhequr edhe më shumë vizitorë të profilit të lartë, përfshirë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e cila vizitoi bregdetin shqiptar me familjen e saj.
Në një artikull në ”Financial Times”, një pushuese, Nicola Ferrero, e përshkroi Shqipërinë si “Italia e Vogël”.
Në fillim të këtij viti, Nicola pushoi në Shqipëri, sepse donte të përjetonte një kulturë dhe kuzhinë të re.
Por, nuk është vetëm tërheqja e eksplorimit të një destinacioni të ri që po tërheq pushues nga e gjithë bota, por edhe çmimet në Shqipëri janë më të lira.
”Financial Times” raportoi se “ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët e huaj janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët”.
”Wizz Air”, ”easyJet” dhe ”British Airways” operojnë të gjitha linja direkte midis MB-së dhe kryeqytetit shqiptar me çmime fluturimi duke filluar nga 28 paund për një biletë me një drejtim.
Nga Tirana është katër orë me makinë për në qytete si Ksamili, Himara dhe Saranda, të cilat janë bërë destinacione të njohura në Rivierën Shqiptare.
Përveç fluturimeve të përballueshme, ushqimi dhe pijet janë të lira në Shqipëri – për shembull, një gotë verë për 1,7 paund dhe kanoçet vetëm 1,1 paund.
Nëse dëshironi një udhëtim në Rivierën Shqiptare, ka disa plazhe për të provuar.
Pjesa më veriore e Rivierës është Vlora, të cilën shumica e njerëzve do ta vizitojnë përpara se të zbresin në bregdet.
Ka qindra prona për t’u marrë me qira në Vlorë dhe dhomat fillojnë nga vetëm 20 paund për natë – perfekte për një pushim me pak para’.
Më në jug të vijës bregdetare është Dhërmiu – një nga plazhet më të mëdhenj dhe më të famshëm, kështu që nuk do të mundoheni të gjeni një vend.
Dhe në pjesën jugore të Rivierës është Ksamili.
Nëse preferoni të qëndroni në këtë zonë, dhomat janë pak më të shtrenjta, duke filluar nga 32 paund për natë.
Pushuesit që shkojnë në Shqipëri gjithashtu mund të marrin me qira kasolle plazhi të stilit Maldive për vetëm 8 paund në ditë.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ka kryesuar listën e qyteteve më të lira për vitin 2021.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











