Kosova
Hapet edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës është hapur edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Përgjatë dy javëve të ardhshme, sa do të jetë i hapur ky seminar, janë planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore, teksa temat kryesore të këtij edicioni janë “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”.
Drejtori i seminarit, profesori Bardh Rugova, pati kritika për autoritetet të cilat duhet të bëjnë më shumë për të ruajtur gjuhen shqipe të folur në botë me varietetet e saj, teksa u shpreh se ndikimi i seminarit shtrihet në tri fusha, ai kulturor, arsimor e studimor, si dhe ai integrues.
“Ndikimi i parë ishte ky që e përmenda kulturor, seminari mundëson shkëmbime kulturore të tjera, mundëson përfaqësime kulturore të albanologjisë në botë dhe përkthime të veprave nga gjuha shqipe në gjuhe të ndryshme të botës. Ndikimi i dytë është arsimor e studimor, pjesa më e madhe e departamenteve të shqipes dhe ballkanistikës në botë drejtohen e udhëhiqen nga nxënës të dikurshëm të këtij seminari, veç kësaj seminari vit për vit është një vend ku ndërmerren nëpërmjet referimeve, kumtesave, shtrohen e diskutohen probleme të caktuara albanistike, duke e shtyrë gjithnjë më përpara këtë fushë. Ndikimi i tretë është ai integrues, krijimi i kontakteve me institucione e individë të interesuar për shkencën gjithandej botës, lidhja e bashkëpunimeve dhe raportet kontraktuale janë baza e ekzistencës së këtij institucioni”, tha ai.
“Besoj fuqishëm se kjo është mënyrë optimale për të ecur përpara drejt ruajtjes dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të gjuhës, letërsisë dhe kulturës sonë. Impakti i seminarit bëhet edhe më i qartë kur shohim pjesëmarrësit dhe ligjëruesit që marrin pjesë nga viti në vit në këtë seminar duke u bashkuar të gjithë ata që kontribuojnë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe ato të banuara me shqiptarë nga fushat e gjuhësisë, letërsisë, antropologjisë, etnologjisë e të tjera por edhe akademikë e studiues nga vende të ndryshme të botës të cilët sjellin hulumtime dhe analiza me rëndësi të veçantë duke e trajtuar edhe shqipen nga këndvështrimi i një personi, studiuesi e akademiku jo shqipfolës”, tha ajo.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, e vlerësoi seminarin si ngjarjen më të madhe shkencore, kulturore, arsimore e albanologjike.
“Ky seminar kësisoj konsiderohet një dritare e hapur e lidhjes së albanologjisë me botën e jashtme, është ura e krijimit të miqësive dhe e marrëdhënieve dhe marrëveshjeve të reja, është auditoriumi ku janë paraqitur shumë rezultate të rëndësishme shkencore dhe janë diskutuar e shqyrtuar e testuar tema të mëdha që kanë të bëjnë me gjuhën, letërsinë dhe kulturën dhe të kaluarën e saj monumentale dhe jam i bindur që duke gjetur inspirim në dedikim dhe praninë tuaj sot dhe të ardhmen e saj të ndritur edhe ky vit nuk bën përjashtim, për më tepër përmbajtja e programit të këtij viti është e një përmase të veçantë vëllimore si në cilësi ashtu edhe në sasi, shumë nga profesorët e akademikët e pranishëm këtu sot janë vet themelet e këtij institucioni ikonik”, deklaroi Qerimi.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, foli shqip – për rëndësinë e ruajtjes së gjuhëve.
“Në një epokë të karakterizuar nga globalizmi dhe përparimet teknologjike rëndësia e ruajtjes së gjuhëve dhe nxitjes së shkëmbimit kulturor nuk ka qenë kurrë më kritike. Gjuha shqipe me origjinë të saj të lartë dhe veçoritë gjuhësore unike është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes së një populli. Megjithatë pikërisht kjo gjuhë po përballet me kërcënimet me zhdukje pasi forcat moderne dhe lidhjet globale po lënë në hije rëndësinë e saj. Ajo që rrezikojmë të humbasim nuk është thjesht një mjet komunikimi por një sferë e tërë letrare që kanë pasuruar kuptimin tonë kolektiv të përvojës njerëzore”, tha Abbott.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974, pranë Fakultetit të Filologjisë – atëherë Fakulteti Filozofik, të Universitetit të Prishtinës.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz