Integrimi
A jeni gati për të provuar diçka të re, kreative e dëfryese?
Swiss Albanien professionals & entrepreneurs in Switzerland – CH-Apen ju fton më 2 shtator në restorantin e njohur Lake Side në Zürich.
Në skenë ju pret Fatmir Spahiu-Bufi, bashkë me artistin e dëshmuar, Ilir Prapashtica -Longari, me Stand-Up Comedy. Bendi i famshëm muzikor String String dhe Semira Latifi me Jazz & Blues nën tingujt e kitaristit e profesorit të muzikës, Driton Bejta.
Ngjarja do të zhvillohet në Zürich, në ambientet e restorantit „Lake Side“, i cili është i pajisur me infrastrukturën më moderne të kohës, i konceptuar për gala night evente që mund të sistemojnë një numër të lartë të musafirëve.
Organizatorët thonë ta kenë menduar mirë programin, i cili do të jetë kreativ, i kombinuar me muzikë tradicionale, Jazz & Blues, humor me Stand-Up Comedy dhe bashkëbisedim e njohje me sipërmarrës të suksesshëm në Zvicër.
Në natën e parë të këtij lloji të diasporës shqiptare ju do të mund të njiheni me sipërmarrës të suksesshëm përmes intervistave IN-time, të cilat do të përcjellen me surpriza të këndshme, të shkurtra, të talentëve të rinj shqiptarë në Zvicër. Intervistat IN-time do t’i drejtojë aktori më i kërkuar i skenës kosovare, Fatmir Spahiu-Bufi.
Adresa:
Lake Side
Bellerivestrasse 170
8008 Zürich
Rezervimin për pjesëmarrje mund ta bëni përmes linkut: https://eventfrog.ch/de/p/diverses/ch-alb-professionals-enterpreneurs-night-7089929718699379823.html
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Shtator 2023
- Ora18:30
- LokacioniLAKE SIDE Zürich
- Data e përfundimit2 Shtator 2023 - 11:59
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












