Kosova
Rita Ora: Gjuhën shqipe s’e di me përsosmëri, por mund ta shkruaj dhe ta lexoj
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, risolli sërish në vëmendje Kosovën dhe shqiptarët gjatë një interviste në podkastin e famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety”, përcjell albinfo.ch.
Biseda nisi me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra e saj, Elena, dy vjeçe.
“Unë jam nga Prishtina, nga një shtet i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeçe, në vitin 1991. Kam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë”, tha Rita përballë Steven Bartlett.
“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si për shembull, gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, të lexoj dhe të shkruaj”, tha Ora.
Në po të njëjtin podkast, këngëtarja shqiptare foli për problemet me ankthin si dhe vështirësitë në karrierë, siç ka qenë gjyqi i famshëm me ish-shtëpinë e saj diskografike, “Roc Nation”, në krye të së cilës është reperi i famshëm Jay-Z.
Më pas, interpretuesja e hitit “Lonely Together” tregoi se sa të vështira ishin fillimet e familjes si refugjatë në Angli, kur atyre iu dha në ndihmë një dhomë nga shteti.
“Ishte një dhome qe na u dha neve nga qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi këshilli, ishte më shumë si një shtëpi e përkohshme, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar atje prej se e mbaj mend veten”, theksoi Rita.
Ajo tha se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, sa u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa harruar gjuhën e tyre amtare.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










