Kosova
Letër mirënjohje 13 deputetëve zviceranë që kritikuan masat e BE-së ndaj Kosovës
Mësohet se deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, u ka dërguar një letër mirënjohje deputetëve zviceranë që shprehen shqetësimin e tyre për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Statovci përmes një letre ka shprehur vlerësimin e saj karshi 13 deputetëve që në mënyrë unanime kritikojnë qasjen e Brukselit.
Ky është reagimi i saj:
U kam dërguar letër mirënjohje deputetëve zviceranë, të cilët shprehën shqetësim për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, dhe kërkuan një qasje të drejtë dhe të balancuar nga EU.
13 deputetë në mënyrë unanime kritikojnë qasjen e Bashkimit Evropian ndaj ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
Dëshiroj të shpreh thellësisht vlerësimin për këndvështrimin që keni artikuluar në letrën tuaj. Kuptimi i mprehtë i kompleksitetit të situatës në Kosovë tregon përkushtimin tuaj të palëkundur për promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit brenda BE-së dhe më gjerë. Në këtë drejtim, ne përshëndesim pikëpamjet tuaja për refuzimin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen, si dhe për provokimet e qëllimshme të Presidentit Vuçiq që nxisin kaos tek komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. Kjo kryesisht përdoret për konsum personal dhe të brendshëm politik në Serbi. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës, parim themelor i cili siguron barazi dhe drejtësi ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës.


E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











