Kosova
Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh
Janë të shumta ushqimet, të cilat duhen shmangur në plazh, sepse nën diell bëhen të papërdorshme dhe nëse i hani mund t’ju bëjnë keq. Preferoni frutat dhe ndonjë akullore të freskët, ndërsa mos konsumoni djathin dhe salsiçet, përcjell albinfo.ch.
Këshilla
Cilat janë ushqimet për të mos u konsumuar në plazh ose për të mos u marrë me vete gjatë qëndrimit në çadër për të hequr ndjesinë e urisë? Në fakt, shumë ushqime janë përcaktuar për të ndenjur në frigorifer ose për t’u ruajtur në kuzhinë.
I nxehti dhe temperaturat e larta kontribuojnë në prishjen e ushqimeve që shpesh qëndrojnë në çantat frigorifer pranë çadrave, që në pak kohë transformohen plotësisht. Sapo ngrohen nga dielli ushqimet më pas nuk janë më të shijshme dhe aq më pak të shëndetshme, kështu që është mirë të tregoheni të kujdesshëm se çfarë merrni me vete. Para së gjithash është e rëndësishme të dini se në plazh nuk duhet të konsumoni shumë ushqim, në mënyrë që të qëndroni të lehtë dhe jo të rënduar.
Për të konsumuar një drekë mund të mjaftojnë pjata të lehta, si një sallatë mikse me pak bukë dhe një akullore me madhësi normale. Ndër të tjera, në plazh nuk duhet t’u mungojnë frutat, ushqimi i shëndetshëm e që përmban shumë ujë. Ushqimet për të mos u ngrënë në plazh janë: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiçet e të gjitha llojeve, ushqimet me bazë produktet e qumështit, brioshi, biskotat me krem, majonezë dhe të gjitha ushqimet e përpunuara. Shefat e kuzhinës këshillojnë që të preferoni një drekë të thjeshtë dhe të shëndetshme, me përbërës natyralë për të mos provokuar aciditetin dhe djegiet në stomak.
Pra, edhe në plazh dreka mund të jetë e shijshme dhe e shëndetshme, mjafton të zgjidhni një sallatë të freskët mikse ose thjesht një akullore. Në fakt, nuk është e thënë që gjatë një dite të vetme në plazh, të mbushni çantat për të ngrënë, mjafton të argëtoheni dhe të luani për të kaluar një ditë të qetë.Sidomos për fëmijët është e këshillueshme të mos u jepni për të ngrënë ushqime të skuqura dhe biskota, por ndonjë tas me drithëra për t’i mbajtur të lehtë dhe larg dhimbjeve të barkut, të provokuara se nga kequshqyerja ashtu edhe nga ndonjë ushqim me aciditet.Ndërkohë, nëse keni ndërmend të freskoheni gjatë vapës në ato restorantet afër detit duke pirë pijet klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdolloj pije, që nga klasikja Kola e deri tek uji i gazuar, janë produkte ushqimore tërësisht të ndaluara përpara se të shkoni në det, ose gjatë kohës që jeni në të. Me shmangien e tyre, do të mund të shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj.Po kështu, as çamçakëzin nuk është e këshillueshme ta përtypni kur jeni në plazh. Çamçakëzi mund të duket në fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja që edhe ai ka një ndikim negativ. Gjatë kohës që ju e përtypni atë, merrni edhe ajër të konsiderueshëm duke shkaktuar në organizëm një fryrje të bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










