Shqipëria
Sa shpenzojnë shqiptarët dhe evropianët për mish?
Ndërkohë që një shqiptar mesatar konsumon rreth 387 euro në vit për mish, një evropian mesatar konsumon rreth 543 euro
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara nga `Scan Intel`. Kjo normë e vendos Shqipërinë në vend të parë të padiskutueshëm dhe pa rivalë të tjerë në Evropë. Mesatarja e Bashkimit Evropian sa i përket peshës që përfaqëson konsumi i mishit në raport me ekonominë fiksohet pranë vetëm 1.5%. Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, pra dy vende të rajonit, janë dy ndjekëset më të afërta të Shqipërisë në këtë indikator, me një normë pranë 5.1%. Në nivel Evropian, Irlanda me 0.4% dhe Luksemburgu me 0.4% renditen në vend të fundit në kontinentin e vjetër, raporton Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave në një vit shqiptarët konsumojnë rreth 1 miliard euro mish. Kjo shifër është më e lartë se mishi që konsumojnë në një vit qytetarët e Islandës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të marrë së bashku. Nga ana tjetër, kujtojmë se të dhëna të ngjashme nga Eurostat tregonin se mishi përfaqëson thuajse 1/5-tën e shpenzimeve të një shqiptari për ushqim në muaj.
Por, ndërkohë që në raport me ekonominë, konsumi i mishit në vendin tonë zë 6% të saj, sa mish konsumojnë realisht shqiptarët? Po sipas Eurostat, mbi të dhënat e vitit 2022, një shqiptar shpenzon për frymë rreth 387 euro në vit, ose rreth 32 euro në muaj. Në rast se do të bënim një përllogaritje të thjeshtë, bazuar në numrin mesatar të anëtareve të një familje në Shqipëri, atëherë rezulton se mesatarisht një familje shqiptare konsumon rreth 1431 euro mish në vit, ose rreth 119 euro në muaj.
Ndërkohë që një shqiptar mesatar konsumon rreth 387 euro në vit për mish, një evropian mesatar konsumon rreth 543 euro. Por kjo diferencë vjen kryesisht për shkak të ndryshimit të çmimeve, pasi në Shqipëri mishi kushton mesatarisht sa 73.4% e çmimeve në Bashkimin Evropian. Pavarësisht diferencës së çmimeve, një shqiptar konsumion më shumë mish në vit se një bullgar apo polak, ndërkohë që në rajon jemi të dytët, vetëm pas Malit të Zi. Gjithsesi, në rast se do ta zhvishnim nga diferenca e çmimeve, një shqiptar rezulton se konsumon mish në sasi në vit thuajse njësoj sa një evropian.
Pra, shqiptarët duket se janë “mishngrënësit” e Evropës, pasi edhe pse në sasi konsumojnë thuajse njësoj me mesataren e 27 vendeve të unionit, ky konsum përfaqëson 6% të asaj që ekonomia prodhon në një vit, si asnjë vend tjetër evropian.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












