Lajme
Punonjësja e Coop-it jep dorëheqjen pasi i ndalohet bartja e shamisë
"Në Coop më thanë: ose shko në punë ose mbaj shaminë”, thotë zviceranja, nënë e tre fëmijëve. Ajo akuzon punëdhënësin e saj për diskriminim

Sipas rregulloreve të veshjeve që vlejnë në Coop, mbulimi i kokës është i ndaluar për stafin që bie në kontakt me klientët. Asnjë përjashtim nuk bëhet nga kjo, siç ka zbuluar tani një punonjëse e vjetër e kësaj kompanie, transmeton albinfo.ch. Gruaja e cila punonte pjesërisht në kontakt me klientët, në arkë, ndihet e diskriminuar dhe ka dhënë dorëheqjen.
“Në Coop më thanë: ose shko në punë ose mbaj shaminë”, thotë zviceranja në “20 minuten”. Ajo akuzon punëdhënësin e saj për diskriminim: “Coop-i lavdërohet se promovon gjithëpërfshirjen dhe integrimin. Por ndalimi i shamisë dëshmon të kundërtën”.
Kompanitë tjera të shitjes me pakicë, si Aldi dhe Lidl nuk ndalojnë bartjen e shamisë. Në Lidl, për shembull, edhe burrat lejohen të mbajnë çallma. Në Migros, rregulloret ndryshojnë nga rajoni në rajon: në Cyrih, mbajtja e shamisë u lejohet grave edhe kur janë në kontakt me klientët, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk lejohet në Bazel, Zvicrën lindore, Aargau, Bernë dhe Solothurn.
Coop ka konfirmuar incidentin për gazetën, por ka hedhur poshtë akuzën: nëse punonjëset do të këmbëngulin të mbajnë shaminë në punë, ata do të kërkojnë një zgjidhje së bashku, për shembull, do t`u ofrohet një vend pune ku rregullat e veshjeve lejojnë shamitë – për shembull në administratë, prodhim ose logjistikë.
Megjithatë, në rastin e nënës së tre fëmijëve, kjo me sa duket nuk funksionoi. Ajo thotë: “E theksova se do të doja të qëndroja në Coop, por nuk kishte zgjidhje të përshtatshme”. Prandaj, ajo u largua.
Ndalimi i shamisë gjatë punës është ligjërisht i lejueshëm
Kompania Denner gjithashtu e ndalon stafin e shitjeve të mbajë shami në punë. Duke qenë punëdhënës privat, as Denneri dhe as Coopi nuk shkelin lirinë fetare në këtë mënyrë, shkruan avokatja specialiste për ligjin e punës Dayana Berényi Kamm në “20 minuten”.
Ndalimi i shamisë mund të lejohet gjithashtu nëse mbajtja e shamisë ka një efekt dukshëm negativ në kontaktet me klientët, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, punëdhënësit mund të ndodhë që të shkelin të drejtat personale të punonjësve në raste individuale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja