Lajme
Të rinjtë gjermanë mendojnë se është e pranueshme dhuna ndaj grave
Sondazhi i ri nga shoqata bamirëse për fëmijë Plan International Germany nxjerr në pah se një e treta e të rinjve në Gjermani e konsiderojnë të pranueshme përdorimin e dhunës ndaj grave.
Një grupi prej 1000 burrash dhe 1000 grash të moshës 18-35 vjeç nga e gjithë Gjermania iu kërkua të jepnin pikëpamjet e tyre mbi maskulinitetin për studimin dhe del se 34% e meshkujve nga ajo grupmoshë pranuan se kanë qenë të dhunshëm ndaj partneres së tyre femër në të kaluarën, shkruan The Local.
33% thanë se mendonin se ishte e pranueshme nëse “dora e tyre rrëshqiste” herë pas here gjatë një debati me partnerin e tyre.
Sondazhi po ashtu zbuloi se 50% e burrave thanë se nuk do të dëshironin një marrëdhënie me një grua që kishte pasur shumë partnerë seksualë, ndërsa 20% e grave të intervistuara ishin dakord me këtë deklaratë.
Po ashtu doli se pritshmëritë brenda një marrëdhënieje ndryshonin shumë midis burrave dhe grave.
Pak më shumë se gjysma e meshkujve – 52% – donin një marrëdhënie në formën e një “modeli të familjes-shtëpiake”, ku ata fitonin pjesën më të madhe të parave për shtëpinë dhe kujdesi për fëmijët dhe detyrat shtëpiake ishin kryesisht roli i gruas, shkrtuan The Local.
Mbi dy të tretat e grave të intervistuara nuk ishin dakord, duke dashur partneritete të barabarta dhe vendimmarrje të përbashkët.
Pak më pak se gjysma e të anketuarve – 48% – shprehën një mospëlqim për shfaqjet publike të homoseksualitetit, duke thënë se ndjeheshin “të shqetësuar” nga kjo.
Sipas të dhënave nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA), 115,000 gra në Gjermani ishin viktima të dhunës nga partneri në vitin 2021.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












