Kosova
Kjo është komuna më transparente në Kosovë
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), së bashku me Transparency International Slovakia kanë mbajtur konferencë për medie, ku është prezantuar Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.
Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se viti 2022 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në nivel komunal me një rritje prej 12% pikë në krahasim me vitin paraprak, nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.
“Ueb faqet e komunave vazhdojnë të përballen me probleme teknike, të cilat dekurajojnë qytetarët, por edhe aktorë të tjerë, t’i shfrytëzojnë ato si burim i informacionit”. Në vazhdim, ajo theksoi se mungesa e standardeve për publikimin dhe emërtimin dokumenteve e vështirëson edhe më shumë informimin publik dhe rrit kohën për gjetjen e informacionit”, tha ajo.
Metushi-Krasniqi shtoi se indeksi vazhdon të theksoj nevojën e angazhimit të pushtetit lokal në rritjen e transparencës në lidhje me ndërmarrjet dhe organizatat publike, krijimin e instrumenteve për mbrojtjen e integritetit dhe raportimin e sjelljeve joetike.
Po ashtu, ajo potencoi nevojën për përditësimin e planeve të integritetit në komunat e Kosovës, si dhe një përkushtim më të madh për pjesëmarrjen e publikut në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes së nivelit lokal.
“Ndërkohë, katër komunat veriore vazhdojnë të mos publikojnë asnjë dokument në ueb faqet zyrtare të komunave. Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, në 87 treguesit e matur, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenas (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94) Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë), Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë). Ndërsa 10 komunat me rritjen më të lartë të transparencës në krahasim me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizren, Malishevë, Kamenicë, Hani i Elezit, Dragash, Drenas, Klinë, Junik, Suharekë, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica”.
Kristina Kroková nga Transparency International Slovakia, tha se ata publikojnë që nga viti 2010 raporte për 100 komuna dhe se zhvillimi është i dukshëm, ku ka komuna që nga veti i 75 kanë kaluar në të tretin.
“Synimi është që të zvogëlojmë korrupsionin duke rritur transparencën te qytetarët. Që nga viti 2010 çdo dy vjet publikojmë renditjen e 100 komunave më të mëdha në duke vlerësuar shumë indikatorë. Renditja e secilës komunë deri më tani është rritur për 23%. Poashtu bëjmë edhe rangimit sipas rajoneve, ne i kemi tetë rajone. Ka komuna që nga vendi i 75 janë renditur të 3, kjo për shkak të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve”.
Indeksi ka matur transparencën komunale në 87 indikatorë, të ndarë në tetë shtylla të qeverisjes si transparenca e komunave në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, transparenca buxhetore, transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, qasja në dokumente publike, përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, menaxhimi i pronës komunale, si dhe ndërmarrjet dhe organizatat publike në pronësi të komunave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








