Kosova
Kërkohet njohja e Kosovës para formimit të Asociacionit
Në kohën kur po bëhet presion ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, profesorë universitarë të fushës politike thonë se Kosova duhet të shfrytëzojë këtë rast që të kërkojë nga Serbia të njohë Kosovën dhe ta heqë atë nga preambula e Kushtetutës së saj. Ata thonë se Asociacioni duhet të bëhet në përputhje të Kushtetutës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Pas arritjes së marrëveshjeve të fundit në Bruksel dhe Ohër, bashkësia ndërkombëtare po vazhdon të bëjë presion ndaj Kosovës që të themelohet sa më shpejt Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, profesorët universitarë thonë se edhe Kosova duhet të kushtëzojë Serbinë për njohje reciproke, para se të themelohet Asociacioni. Profesori universitar, Dritëro Arfi, tha për Radio Kosovën se problemi është që kur Qeveria e Kosovës i ka nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, nuk është diskutuar kjo çështje. Sipas profesor Arifit, Qeverisë së Kosovës i mungon një strategji serioze për të këmbëngulur një njohje reciproke.
“Kjo duhet të bëhet nëse ne e kemi një draft serioz, jo draft vizion, por draft që të duket brenda Kushtetutës së Kosovës një asociacion i komunave serbe. Pra, duhet t’u dorëzohet drafti partnerëve ndërkombëtarë dhe të thuhet që ky draft hyn në fuqi në momentin që Serbia e njeh Kosovën ose minimumi që Serbia të largojë Kosovën nga kushtetuta e saj”, tha Arifi.
Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, tha për Radio Kosovën se me fillimin e zbatimit të planit franko-gjerman, i cili de fakto nënkupton njohjen nga Serbia, atëherë automatikisht kjo e zhbën edhe dispozitën që Kosova është pjesë e Serbisë.
“Në momentin që Serbia hap ambasadën e saj në Prishtinë dhe përkatësisht Kosova hap ambasadën e saj në Beograd, kjo përben marrëveshjen ndërkombëtare, që prevalon Kushtetutën, e zhbën atë automatikisht. Kështu që në momentin kur ndodh kjo gjë, atëherë Serbia veç e ka njohur Kosovën de fakto dhe de jure”, tha Spahiu.
Ndërkohë, edhe nga faktori ndërkombëtar ka pasur zëra që Serbia të largojë nga Kushtetuta e saj Kosovën, por, kjo nuk është pranuar asnjëherë nga udhëheqësit e shtetit serb, madje presidenti Aleksandër Vuçiq ditë më parë tha se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











