Kosova
KFOR shtron patrullimet në vijën kufitare Kosovë-Serbi
Komanda Rajonale e KFOR-it ka zhvilluar aktivitetin “Eagle Nine”, për të rritur praninë e saj përgjatë vijës kufitare administrative (siç e quan KFOR-i kufirin Kosovë-Serbi v.j).
Gjithashtu patrullime janë kryer edhe në disa nga zonat e thella të Kosovës.
KFOR bën të ditur se njësitet italiane të saj të përforcuara nga togat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Moldavisë kanë kryer vrojtime përkatëse në veri të Kosovës, të mbështetura nga patrullimet ditën dhe natën në komunat e Istogut, Shtërpcës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Rahovecit dhe Dragashit, transmeton rtk, përcjell albinfo.ch.
KFOR-i rikujton se operon sipas mandatit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të krijuar dhe siguruar një mjedis të sigurt për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












